Skip to content

ZGJEDHJA MË E MADHE NË BOTË E MONITORËVE TË LLOJIT "TOUCH" DHE TEKNOLOGJISË "TOUCH" NË PËRGJITHËSI

Mirë se vini në Elo TouchSystems, lider global i teknologjisë touch, dhe njësisë së Tyco Electronics—prodhuesit më të madhë në botë të komponenteve pasive elektronike, me burime të ardhurash vjetore të cilat tejkalojnë 12 bilion dollarë amerikan.

Elo prodhon një varg të tërë të monitorëve dhe ekranëve të llojit të produkteve nga teknologjia touch. Janë mjaftë thjeshtë për tu përdorur me anën e pamjes së ashtuquajtur touch si dhe janë të përdorshëm në lloje të ndryshme të tregjeve dhe programeve me qëllim të rritjes së produktivitetit, krijimit të produkteve dhe shërbimeve kualitative, ulje të kohës për trajnim, dhe ritje të profitit.

Elo ofron zgjedhje më të madhe në botë të ekranëve touch, touch panel teknologjive, LCD touch monitorëve dhe CRT touch monitorëve. Këtu përfshihen edhe një varg i tërë i touch monitorëve për pika shitje, touch monitorët për kiosqe, touch monitorë industrial, monitorë në lëmin e mjekësisë, si dhe llojin të-gjitha-në-një kompjuter touch. Elo me kujdes projekton çdo produkt për nevojat më të kërkuara të programeve të llojllojshme, siç janë ato industriale, mjekësore dhe farmaceutike, pikave të shitjes, kiosqeve, shitjes me pakicë, hoteliere, transportuese, dhënie të tiketave, për brenda-veturë, automatizim të punëve brenda zyres, dhe lojërave.

Themeluesit e Elo kanë zbuluar ekranët touch para më shumë se 35 viteve. Prej atëherë, klientët kanë përdorur Elo ekranët touch me një rezultat të përbashkët e të fuqishëm—teknologji e avancuar kompjuterike e thjeshtuar për të gjithë shfrytëzuesit. Komunikoni me Elo! Le të bisedojmë se si teknologjia e jonë touch mund të ju shërbej edhe ju.

www.elotouch.com Faqja Kryesore Produktet Solucionet Si të bleni PërkrahjaShkarkoni Drajverët Informatat mbi Kompaninë

Email Email Page